Home Aktualitet Gazment Bardh...

Gazment Bardhi: Do dëshmoj për masakrën në Elbasan. Balla kishte bandën për shtab elektoral

560
0

Në Komisionin Hetimor për strukturën e mbrojtjes së votës, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dëshmuar versionin e tij. Ai e cilëson masakër zgjedhore atë që ka ndodhur në Elbasan dhe akuzon Taulant Ballën e PS-së, duke thënë se ky i fundit kishte bandën për shtab elektoral.

”PD nuk ka ngritur grupe paramilitare. Grupe paramilitare kishte ngritur PS-ja me eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. Ajo që ne kemi ngritur është çdo strukturë që ka ngritur çdo parti politike në të gjithë botën, përfshirë edhe presidentin aktual të SHBA-së. Sikundër secili prej atyre vullnetarëve ka qenë pikë kontakti zyrtar me drejtuesit e Policisë së Shtetit, nuk kanë vepruar si struktura ilegale të panjohura”.

Po ashtu Bardhi vlerësoi vullnetarët për mbrojtjen e votës për mundësimin e zbulimit të krimeve zgjedhore nga partia në pushtet.

”185 kallëzime i keni sot në Prokurori. Janë të dhënat e mbledhura nga ky grup dhe do të duhej secili prej jush të falenderojë çdo qytetar të ndërgjegjshëm qoftë në PD qoftë në PS që mbledh të dhëna për kryerjen e një krimi dhe i paraqet të dhënat në Prokurori. Nuk kishte Polici Shteti në Elbasan kishte bandë që komandonte nga drejtori i Policisë, që ishte i pafuqishëm për t’i luftuar. Dhe ta them unë se përse? Sepse kjo bandë ishte shtabi i Taulant Ballës në Elbasan”, tha ai.

Bardhi tregoi një element të papërmendur deri më tani për largimin nga Elbasani të Drejtorit të Policisë, duke e lidhur atë me zgjedhjet e 25 prillit. “Një nga arsyet pse e shkarkoi drejtorin e qarkut ishte se nuk i bindej deri në fund Taulant Ballës. Ai i thoshte “Shko hyr në shtabin e kundërshtarit tim politik”, “mos shpall në kërkim eksponentët e krimit të organizuar.” Se ditën kur i denonconim, mbylleshin në shtëpi ata. Në darkë i mblidhte Taulant Balla u thoshte “Më keni mua”. Të nesërmen merrnin zemër ata, masakronin, kërcënonin qytetarët, blinin vota në mes të ditës, mblidhnin karta identiteti. Ky është realiteti”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit