Home Bota Gjendet e pa*...

Gjendet e pa*etë 2-vjeçarja e rrë*byer para 10 ditësh, reagon edhe presidenti: Autorët e kanë pranuar kr*min

305
0

Vrasja e vajzës 2-vjeçare Danka Ilic e cila u zhduk javën e kaluar nga zona e Borit në Serbi, ka autorë dhe janë arrestuar. Këtë e ka bërë të ditur presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë një seance të jashtëzakonshme të qeverisë serbe, siç raportoi televizioni publik i Beogradit.

“Kemi një lajm të keq për vogëlushen nga Bori, Danka Ilic është vrarë. Policia ka arrestuar dy personat që vranë Dankën dhe me sa kuptoj unë, të dy kanë pranuar krimin e tyre”,-tha Vuçiç.

Presidenti serb u shpreh se policiai ka çuar dy të arrestuarit në vendin ku gjendej trupi i vajzës për konfirmime të mëtejshme. Vogëlushja ishte zhdukur para 10 ditësh teksa ishte me nënën e saj në qytetin e Borit. “Ishim në Banjsko Polje për një shëtitje. Një moment ajo ishte atje dhe në momentin tjetër ajo ishte zhdukur”, rrëfeu nëna e 2-vjeçares.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit