Home Bota Gjendet trupi...

Gjendet trupi i pajetë i një afgani në krahët e një avioni ushtarak

73
0

Ditën e djeshme u publikuan pamjet tronditëse se si dy njerëz duke u përpjekur për të ikur me patjetër nga Afganistani u rrëzuan nga avioni që po fluturonte. Ndërsa sot është gjetur i pajetë trupi i një shtetasi afgan në krahët e një avioni ushtarak amerikan C-17 disa orë pasi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul. Trupi i tij i pajetë u gjet te krahët e avionit dhe kjo e bëri atë përkohësisht të paaftë për punë.

Washington Post raportoi se trupi u zbulua kur “ekuipazhi i avionit u devijua dhe u ul në një vend të tretë të afërt” pasi nuk ishte në gjendje të komandohej gjatë fluturimit. Lajmi vjen pasi të paktën shtatë persona kanë vdekur në tre ditë kaosi në aeroport, përfshirë dy afganë të cilët ranë për vdekje nga një avion mallrash ushtarak amerikan që po largohej të hënën në mëngjes.

Ndërkohë, Reuters raportoi se fluturimet evakuuese ushtarake rifilluan në aeroportin e Kabulit të martën në mëngjes – më pak se një ditë pasi forcat amerikane pezulluan të gjitha fluturimet në aeroport derisa civilët afganë të mund të pastroheshin nga pista. Të hënën, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby u tha gazetarëve se sapo të stabilizohej situata në aeroport, zyrtarët shpresonin të transportonin deri në 5,000 njerëz nga Afganistani në ditë.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit