Home Bota Gjenerali ame...

Gjenerali amerikan kërcënon hapur Kinën

860
0

Tajvani po shërben si mollë sherri mes fuqive të mëdha.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-ve, Mark Milley deklaroi se ata e kanë gati planin nëse Kina do të guxonte pushtimin e Tajvanit gjatë javëve, muajve apo viteve në vijim.

Duke folur për mediat pas kërcenimeve të vazhdueshme të Kinës ndaj Tajvanit, ai konfirmoi qendrimin e Presidentit Biden se do ta mbronin ishullin-shtet nga çdo lloj sulmi të ardhur prej Kinës.

SHBA ka një marrëdhënie të ngushtë me Tajvanin që prej krijimit të shtetit nga nacionalistët kinezë, të cilët u larguan nga shteti amë kur pushtetin aty e morën komunistët me në krye Mao Ce Dunin.

Ndërkohë Kina nuk e ka njohur asnjëherë Tajvanin si shtet të pavarur duke kërkuar vazhdimisht ribashkimin.

Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se nisur nga forcat në rajon, Kinës i kanë mbetur vetëm pak vite për të mundësuar një pushtim ushtarak të Tajvanit, pasi në rast të kundërt kjo do të bëhet e pamundur me shtimin e prezencës amerikane si edhe forcimit të shteteve të tjera si Japonia, Australia apo India që njihen si kundërshtare të gjigatit aziatik.

Tajvani njihet si një 5 dragonjtë e Azisë Juglindore dhe ku ka investimet europiane dhe amerikane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit