Home Aktualitet Gjermania fut...

Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrisk të lartë

258
0

Ambasada Gjermane ka konfirmuar lajmin se Shqipëria do të futet ditën e dielë, më 5 shtator në listën e vendeve me rrisk të lartë nga Gjermania. Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada gjermane shkruan se për të hyrë në Gjermani, qytetarët shqiptarë duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test i Covid-19 osedëshmi që ka kaluar Covid-19.

Njoftimi zyrtar:

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani: Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë: Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani. Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit