Home Aktualitet Gjeti foshnje...

Gjeti foshnjen të pajetë në valixhe, flet bashkëshorti: Se di nëse është fëmija im

144
0

Bashkëshorti i gruas 40-vjeçare që futi foshnjën e saj në valixhe ka deklaruar në polici se nuk është i sigurt që fëmija është i tij. Klodian Hasimllari është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Babai ka qenë para 1 muaji në Korçë pasi 40-vjeçarja ka qenë e sëmurë. Klodian Hasimllari ka ardhur për ta parë, ajo ka qenë me anemi të theksuar. Konfirmohet se foshnja është prematur, pra ka lindur para kohe dhe nuk ka qenë i formuar plotësisht. I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu.

“Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj s’jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që “M…” (emri shkurt i 40-vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit