Home Aktualitet GJKKO lë pa p...

GJKKO lë pa punë edhe për tre muaj të tjerë mjekun Edvin Prifti, zgjatet afati për pezullimin e tij

99
0

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesionit për mjekun Edvin Prifti.

Mësohet se SPAK ka çelur një çështje të re hetimore për kardiologun.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur pas denoncimit nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi jetë disa kohë pasi u operua nga mjeku Prifti.

Më herët, Prifti qëndroi i pezulluar për 1 vit në kuadër të një çështjeje për korrupsion, pasi doli në përgjime teksa po hetohej për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit