Home Aktualitet Gjuha e Ramës...

Gjuha e Ramës në Kuvend, PD kërkon masë disiplinore: Tension pas kthimit të Bllakos në qeli

362
0

Kur rryeministri Edi Rama po bëhej gati të dilte në foltoren e Parlamentit, Gjykata vendosi që ish-deputeti socialist Alqi Bllako duhej t’i rikthehej qelive të paraburgimit.

“Jeni ca bedel, jeni ca njerëz që nuk keni as sy për të parë e as veshë për të dëgjuar. Disa prej jush janë të shitur dhe kanë marrë paratë, disa prej jush janë të shitur se janë gjela deti si ai atje. Ju i bëni hije kot kësaj toke dhe do të dilni siç hytë, kastravec!”, tha Rama, drejtuar deputetëve të PD-së.

Fjalët e Ramës sollën reagimin e opozitës në sallë. Partia Demokratike ka kërkuar masë disiplinore nga Kuvendi për gjuhën e përdorur në seancën plenare të kësaj të mërkure nga kryeministri Edi Rama.

”E unë këtë gjuhë e shpjegoj me faktin se i një ish-deputet i PS është rikthyer në qeli sot. Se kjo gjuhë shpjegohet vetëm me atë që po ndodh pas dyerve të SPAK-ut se e dinë se çfarë po vjen”,-tha Jorida Tabaku. “Vetëm një njeri që mund të ngrihet në pikë të mëngjesit që ka një hall të madh vjen e nxjerr këtë gjuhë”, tha Enkelejd Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit