Home Aktualitet Gjykata e Str...

Gjykata e Strasburgut: Shkarkimi i prokurorit Besnik Cani i padrejtë

345
0

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka cilësuar të padrejtë vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit Besnik Cani.

Ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, u shkarkua nga shkalla e dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelit, në shkurt të 2020.

Pas shkarkimit, Cani e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut me arsyetimin se gjykimi i tij është kryer në kundërshtim me rregullat e pranueshmërisë.

Ndërkohë në vendimin e publikuar ditën e sotme, Gjykata Europiane e Strasburgut argumenton se vendimi i shkarkimit nga detyra për Besnik Canin ishte i padrejtë ndërsa kërkon të rihapen procedurat e gjykimit për të.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit