Home Aktualitet Gjyqtari i KP...

Gjyqtari i KPA-së, Ardian Hajdari shpallet fajtor për fshehje pasurie

44
0

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari është shpallur fajtor për fshehjen e pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg.

Por, gjykata i ka pezulluar dënimin me burg duke e lënë në shërbim prove për 2 vjet.

SPAK e akuzoi atë se nuk ka deklaruar të ardhurat nga puna si avokat, duke e ngarkuar me përgjegjësi penale për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj.

Hajdari është anëtari i dytë i KPA-së, institucionit më të lartë të procesit të vetingut që gjykohet nga Gjykata e Posaçme dhe vijon i pezulluar që prej shkurtit të këtij viti.

Më herët 2 shkallë të Gjyqësorit gjetën fajtor Luan Dacin për falsifikim dokumentesh.

Ai po vijon betejën në Gjykatën e Lartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit