Home Aktualitet Gledis Nano f...

Gledis Nano flet për herë të parë për vrasjen e Mateos: Autori ishte hajdut banesash

48
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano këtë të mërkurë ka folur për herë të parë për vrasjen e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani në fshatin Gracalli të Fierit.

Nano tregoi se ndaj tij ka pasur të dhëna se ka qenë një hajdut banesash dhe nuk ka pasur kallëzim në fushën e abuzimit seksual.

Në 16 nëntor u arrestua në flagrancë në Gracalli agresori që kishte groposur një të mitur. Ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash. Nuk ka pasur kallëzime në fushën e abuzimit seksual”, tha Nano.

Ai deklaroi se në vitin 2021 janë shënuar 60 për qind më shumë krime nga grupet e strukturuara dhe ogranizatat mafioze në krahasime me vitin e kaluar. Nano theksoi se 30 për qind e vrasjeve kanë ndodhur si pasojë e dhunës brenda familjes, duke shtuar se për rrjedhojë janë rritur edhe urdhrat e mbrojtjes.

60% më shumë krime nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze janë shënuar këtë vit në krahasim me vitin 2020”, tha Nano.

Në komisionin e Sigurisë ka pasur debate mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së edhe për urimin e publikuar nga deputeti i PS-së, Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës për festën e Pavarësisë, mesazhe të cilat u shkëmbyen pikërisht në grupin e përbashkët të këtij komisioni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit