Home Aktualitet Gledis Nano t...

Gledis Nano takim me zëvendësdrejtorin e policisë italiane: Të rrisim bashkëpunimin

28
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi një takim me Delegacionin e Lartë të Policisë së shtetit të Italisë, të kryesuar nga Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të Italisë, Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, Prefekti Vittorio Rizzi.

Nano, gjatë takimit vuri në dukje rëndësinë e këtij takimi, në kuadër të reformimit të procesit arsimor dhe të kualifikimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, në mënyrë që standardet e policimit në vendin tonë të jenë në nivel të njëjtë me ato të vendeve të BE-së.

Nano falënderoi palën italiane, për gjithë bashkëpunimin e ofruar Policisë së Shtetit dhe për gatishmërinë për të konkretizuar në mënyrë të menjëhershme, iniciativat e ndërmarra në kuadër të Tryezës Teknike të zhvilluar ndërmjet drejtuesve të lartë të policive të të dy vendeve. Ai siguroi prefektin Rizzi për rritjen e bashkëpunimit në kuadrin e shkollimit dhe të trajnimeve me institucionet homologe arsimore policore të vendeve të Europës perëndimore dhe të atyre të Italisë në veçanti.

Prefekti Vittorio Rizzi shprehu gatishmërinë e Policisë italiane për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në drejtim të formimit policor dhe jo vetëm.

Gjatë takimit, drejtoresha e Institutit të Lartë të Policisë Annamaria Di Paolo, Drejtoresha e Inspektoratit të Shkollës së Policisë së Shtetit të Italisë Tiziana Terribile, Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Ilirjan Mandro dhe drejtues të tjerë të lartë të strukturave policore, diskutuan për fushat dhe drejtimet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet palëve, në interes të krijimit të një sistemi formimi sa më efikas të Policisë së Shtetit dhe të formimit sa më profesional të punonjësve të Policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit