Home Aktualitet Godole: Ka po...

Godole: Ka politikanë që mbrojnë regjimin e Enver Hoxhës

174
0

Jonila Godole nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, i cili organizon edicionin e tetë të “Ditëve të Kujtesës”, tregon eksperiencën e saj në Gjermani dhe më mënyrën sesi ky vend e ka trajtuar të shkuarën e tij diktatoriale, ajo shpreh shqetësimin se ende në vendin tonë nuk po vjen një brez që të distancohet nga e shkuara.

“Distanca, të jetuarit në një vend që e kishte kryer ballafaqimin e vet me të shkuarën e vet naziste dhe komuniste, kishte ndikuar në atë pikë që kurrikulat të përmbanin atë informacion që brezi i ri të rritej me mendim kritik. Pas 30 vitesh këtu ende nuk po gjej dot një brez të ri që të distancohet nga ajo që mund të kenë bërë gjyshërit e tyre. Nuk ka fakte për atë që ka ndodhur në të shkuarën. Do të vijojë të besojë një narrativë që pushteti ose media do t’ia servirë”,-shpjegon ajo.

Ndërsa përmendi se pasi kanë kaluar më shumë se 30 vite, shohim ende portretin e diktatorit dhe ka deputetë dhe politikanë që mbrojnë regjimin, Godole vlerësoi se kjo tregon që jemi një shoqëri që ende nuk ka nxjerrë mësime nga e shkuara.

Sa i përket realitetit të sotëm, ajo thekson se Shqipërisë i duhet një pajtim mes palëve, por vetëm pasi pjesa tjetër të deklarohet përgjegjëse për atë që ka bërë. “Mbase duhet të vijë një brez i ri, që ka një distancë të mjaftueshme nga ajo që ka ndodhur dhe ta shohë në mënyrë objektive atë që ka ndodhur. Duke filluar nga familjet e tyre. Por do të jetë vonë për viktimat, për familjarët e tyre”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit