Home Sporti Gosens drejt ...

Gosens drejt rikuperimit nga dëmtimi, Interi e grumbullon ndaj Genoas

46
0

1 pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe humbja ndaj Liverpoolit kanë konfirmuar një mini-krizë të Interit. Simone Inzaghi së shpejti do të mund të llogarisë edhe shpejtësinë e Robin Gosens, i cili pas gati pesë muajsh i ndaluar për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, është gati të kthehet në fushë dhe tashmë mund të thirret për ndeshjen e Marassit kundër Genoas të premten në mbrëmje.

Siç raporton Sky Sport, rikuperimi i mbrojtësit të transferuar në janar po shkon më së miri dhe tashmë do të grumbullohet për herë të parë. Sigurisht jo për t’u aktivizuar si titullar, por për të qëndruar me skuadrën, për të ripërjetuar atmosferën e ndeshjes, por dhe mund t’i jepet shansi për të luajtur për disa minuta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit