Home Sporti Grabitja me d...

Grabitja me dhunë në shtëpinë e Aubameyang, sulmuesit i kanë thyer hundën

60
0

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur sulmuesit të Barcelonës, Aubameyang në ditët e fundit. Katër persona të maskuar me kapuça hynë në shtëpinë e sulmuesit në të cilën grabitën disa bizhuteri me vlerë.

Lojtari i Barcelonës u dhunua dhe së bashku me gruan e tij u kërcënuan me armë nga grabitësit. Aubameyang nga dhuna ka thyer nofullën dhe pritet të jetë jashtë fushave për një muaj.

33-vjeçari është në qendër të merkatos, pasi Chelsea kërkon me ngulm shërbimet e tij. Megjithatë për të mësuar për të ardhmen e tij duhet pritur ende, pasi lojtari përveç dhunës ka pësuar një goditje të rëndë psikologjike nga tmerri që ka kaluar së bashku me gruan e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit