Home ShowBiz ”Grammy...

”Grammy Awards 2022”, ka një arsye pse Dua dhe Megan veshën të njëjtin fustan

199
0

Dalja e Dua Lipës dhe Megan Thee Stallion me të njëjtin fustan gjatë prezantimit të një çmimi në ”Grammy Awards”, ishte një inskenim. Të dy këngëtaret kishin veshur fustane identikë të dizajnuar nga Donatella Versace. “Ti po më vjedh pamjen”, u shpreh Megan “Më thanë që e kisha ekskluzivisht unë”, tha Dua Lipa.

Në skenë u ngjit edhe stilistja italiane 66-vjeçare, e cila u hoqi nga një pjesë të fustanit të dy artisteve. “Këto janë vajzat e mia”, tha Versace. ”Faleminderit Donatella! Tani dukemi të dyja fituese”, iu përgjigj Megan.

Skena ishte përgatitur më parë, për të rikrijuar një moment televiziv, të ndodhur 24 vite më parë. Në edicionin e vitit 1998 të ”Video Music Award”, legjendat e muzikës, Mariah Carey dhe Whitney Houston, duke veshur të njëjtin fustan teksa prezantonin çmimin e këngëtarit më të mirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit