Home Aktualitet Greqia drejt ...

Greqia drejt njohjes së pavarësisë? Osmani pret Dendias në Kosovë: Duhet të thellojmë raportet!

180
0

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, erdhi për të gjashtën herë në Kosovë, një tregues pozitiv për marrëdhëniet dypalëshe.

Gjatë vizitës së tij, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit rajonale, dialogun Prishtinë-Beograd dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi, me ç ‘rast Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dyanëshe”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani nënvizoi rëndësinë që plani i zbatimit të propozimit evropian të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit