Home Bota Greqia pritet...

Greqia pritet të votojë sërish. Kush është kryeministri i përkohshëm që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e 25 qershorit

107
0

Kryetari i Gjykatës së Audituesve, Ioannis Sarmas, ka marrë detyrën e përkohshme të kryeministrit të Greqisë, për të përgatitur vendin në zgjedhje të reja që do të zhvillohen më 25 qershor.

Sarmas do të pritet nga Presidentja Katerina Sakellaropoulou në orën 13:00 në Pallatin Presidencial, ku sipas Kushtetutës do ti japë detyrën për të mandatuar qeverinë e përkohshme.

Kjo lëvizje erdhi pasi të gjithë krerët e partive politike nuk mundet të formonin dot qeverinë.

Ndërkohë të dielën do të bëhet betimi i parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 21 majit dhe më pas ky parlament do të shpërbëhet të hënën.

Në 25 qershor do të zhvillohet raundi i dytë zgjedhor me ligjin elektoral që parashikon mandate bonus për partinë që fiton përqindjen më të lartë të votave.

Nëse Demokracia e Re ka të njëjtin rezultat, atëherë me numërimin e ri fiton 30 deputetë bonus, nga 146 në 176. Kështu, Greqia do të ketë qeveri të pavarur, me mandat të qartë 4-vjeçar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit