Home Sporti Guardiola: As...

Guardiola: Aston Villa ishte më e mirë se ne, duhet të kuptoj çfarë nuk shkon te ne!

225
0

Manchester City pësoi një humbje dje në transfertën ndaj Aston Villa-s. Trajneri Pep Guardiola duke folur për “Sky Sports” pas ndeshjes është shprehur se ishte një disfatë e merituar.

“Ishte pak si pasojë e faktit që ne nuk i fituam ndeshjet e fundit dhe kishim pak presion. Kjo është cilësia e Premier League ku të gjitha skuadrat janë të jashtëzakonshme, duhet të përpiqemi të bëjmë punën tonë, por Aston Villa ishte më e mirë se ne.

Sfida që kemi është të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje, sot nuk ia dolëm dhe si trajner duhet të përpiqem ta kthej skuadrën time në rrugën e duhur për të luajtur më mirë dhe për të fituar sërish ndeshje.

Mënyra se si kemi luajtur kohët e fundit nuk na ka çuar drejt fitoreve dhe më duhet të kuptoj se si duhet të luajmë më mir dhe të fitojmë. Si duhet të reagojë skuadra? Gjithmonë kam thënë se jam këtu për t’i ndihmuar, por lojtarët gjithmonë japin gjithçka dhe nuk kam asnjë dyshim për ta”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit