Home Aktualitet Gushti i masa...

Gushti i masakrave, 14 viktima dhe Nano i FBI-së

128
0

Nga: Redjon Shtylla

E kanë “mallkuar” këtë vend. Ekzekutime mafioze nga bandat, krime të frikshme brenda familjes, apo dhe vrasjet ordinere, e bënë muajin gusht, një masakër të vërtetë. Janë 14 viktima në 31 ditë, të vrarë nga dora e njeriut.

Më 2 gusht vendi u trondit dhe çoi në një valë protestash, pasi Arjan Tase teksa drejtonte gomonen në breg të detit në Potam të Himarës, përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdinë. Më 8 gusht në Maliq u vra me thikë Nesti Sotiri, pas një debati që erdhi për qentë. Ditën tjetër në Shkodër u vra një i mitur nga xhaxhai i tij, aksidentalisht.

Më 17 gusht në Sarandë u vra Klodian Bakia, dhe motivi banal, për një vend parkimi. Po atë natë, por në Elbasan u vra Madrid Ulqinaku, për fjalën “pse më pe”. Një ditë më pas, më 18 gusht u vranë për hakmarrje Hakim Xhezo dhe Shpati Lena, ndërsa lëviznin me makinë të blinduar nga Vlora.

Në Mirditë, më 21 gusht burri vrau aksidentalisht gruan teksa po pastronte armën. Më 23 gusht në Vaun e Dejës Alfons Palushani vrau Agron Metushin, ndërsa dyshohet se ishin të dehur. Dy ditë më pas, më 25 gusht në Mallakastër djali me probleme të shëndetit mendor vrau me hekur babanë.

Më 29 gusht, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjetër Përjakun. Vrasja në Lezhë ndodhi pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku. Gushti u mbyll me një krim të rëndë brenda familjes, Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurti, pas konflikteve për pronën, por edhe për fenë.

“Sot qeveria mori vendimin për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Nuk realizoi objektivat”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një dalje për mediat nga Kryeministria, ku si shkak theksoi ”mos realizimin e objektivave”.

Gledis Nano është trajnuar për 10 javë në Akademinë e FBI-së, si kurrë më parë një drejtues i Policisë. Nga i shkëlqyer, sot u shkarkua. Tani që krimi ka marrë dhenë, lëvizjet e drejtorave nuk është zgjidhje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit