Home Bota Guterres apel...

Guterres apel për një armëpushim humanitar në Gaza: Zgjidhja e konfliktit, dy shtete

34
0

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit ka riapeluar për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. ”Kjo do të sigurojë që ndihma e mjaftueshme të arrijë aty ku është e nevojshme, të lehtësojë lirimin e pengjeve dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”,-tha Guterres.

“Një fund afatgjatë i konfliktit izraelito-palestinez mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete”,-shtoi ai. ”Refuzimi në nivelet më të larta të qeverisë izraelite është i papranueshëm dhe do të zgjasë pafundësisht një konflikt që është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së më pas nënvizoi se refuzimi i zgjidhjes me dy shtete nga qeveria izraelite dhe mohimi i të drejtës së popullit palestinez për shtetësi rrezikon të përkeqësojë polarizimin dhe të inkurajojë ekstremistët kudo.

”Roli i komunitetit ndërkombëtar është i qartë, ne duhet të bashkohemi për të mbështetur izraelitët dhe palestinezët për të ndërmarrë veprime të vendosura për të çuar përpara një proces kuptimplotë paqeje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit