Home Kronike Hakmarrja nda...

Hakmarrja ndaj grupit të ”mbretit”

134
0

Ervis Martinaj, personazhi më popull në Shqipëri, sipas Sali Berishës është vrarë dhe trupi i është ndarë në 6 copa. Ende nuk ka një deklaratë nga organet përkatëse. Por për Policinë dhe Prokurorinë, klani Duka është një ndër grupet që ka qenë aktiv në vrasjen e shokëve të Martinajt.

Leonard dhe Erlis Duka kishin ngritur “perandorinë” e tyre që operonte kryesisht në zonën veri-lindore të Tiranës, por gjithçka ndryshoi në raportet e tyre me grupin e Martinajt, ku sipas emisionit ”Në shënjestër”, ky i fundit mori peng dhe dhunoi fizikisht babanë e tyre për shkak të rivalitetit mes tyre në tregun e lojërave të fatit.

Vëllezërit Duka nuk ia falën këtë Martinajt dhe filluan vrasjen e personave pranë tij.  Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.

Policia nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi fatin e Martinajt, por dyshohet se është kapur nga kundërshtarët e pajisur me shumë para dhe një skuadër vdekjeje në dispozicion duke u nxjerrë tërësisht nga loja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit