Home Sporti Haller: Humbj...

Haller: Humbja e titullit në javën e fundit, më i dhimbshëm se kanceri

30
0

Borussia Dortmund e përfundoi në mënyrë dramatike sezonin e kaluar të Bundesligës teksa verdhezinjtë edhe pse e mbyllën me pikë të barabarta kampionatin me Bayern Munich.

Gjithçka varej nga vetë Dortmund që në javën e fundit “hodhi një hap fals” duke barazuar 2-2 me Mainz. Një fund i dhimbshëm, teksa Sebastian Haller guxon dhe shprehet se më shumë vuajti humbjen e titullit në javën e fundit se sa gjithë vuajtjet nga sëmundja e keqe.

“E vërteta është se titulli i humbur me Dortmund në javën e fundit të kampionatit, ishte më i dhimbshëm edhe se kanceri. Kur je i sëmurë nuk ke se çfarë të bësh, duhet ta pranosh dhe të mundohesh të shohësh përpara. Por, kur e ke titullin në dorë është shumë më ndryshe. Në atë moment duhet ta pranosh me shumë dhimbje se ke gabuar dhe se nuk ke marrë vendimet e duhura”, u shpreh Haller.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit