Home Aktualitet Haradinaj për...

Haradinaj për Kurtin: Po rrezikon ekzistencën e Kosovës, kemi nisur mocion mosbesimi

17
0

Sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka shqetësuar opozitën atje. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është treguar i ashpër në deklaratat e tij drejtuar kryeministrit Albin Kurti, menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së.

“Kurti dhe Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tanë. Duke parë këtë drejtim, kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti. Sot diskutuam edhe forma dhe veprime tjera potenciale për tu përballur me Kurtin, me qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht vendosëm edhe krijimin e disa strukturave për t’u përballur me atë qe po vjen dhe situatat rajonale. Nuk do t’i japim krejt detajet”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se është diskutuar si mundësi edhe krijimi i një qeverie të “unitetit kombëtar”, që do të përfshinte të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke shmangur kështu kalimin e menjëhershëm në zgjedhje. Sipas Haradinajt, kjo mundësi “do ta kthente Kosovën në normalitet në agjendën euroatlantike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit