Home Sporti Havertz e tho...

Havertz e thotë hapur: Tuchel u shkarkua pa asnjë arsye, ndaj sezoni po shkon keq

92
0

Chelsea po kalon një sezon shumë të dobët, duke qenë jashtë objektivave. Futbollisti i Bluve të Londrës, Kay Havertz ka zgjedhur të mos hesht më, duke treguar se ku gabuan drejtuesit veçanërisht për largimin e Thomas Tuchel.

“Gjithçka që mund të kishte shkuar keq ka shkuar keq. Sezoni filloi relativisht mirë. Pastaj Thomas Tuchel u shkarkua dhe kjo padyshim që bën diferencën në një ekip si ky. Kur fiton me një trajner dhe më pas ai shkarkohet pa asnjë arsye, dihet që gjërat nuk shkojnë mirë”, deklaroi Havertz, i cili me Tuchel në fakt zhvilloi një sezon shumë të mirë në nivelin personal.

Për momentin Chelsea drejtohet nga Frank Lampard, të paktën deri në fund të sezonit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit