Home Aktualitet Hekurudha Dur...

Hekurudha Durrës-Prishtinë, ministrja Balluku: Gati brenda 4 viteve

430
0

Një nga 19 marrëveshjet që nënshkruajtën qeveria e Shqipërisë me të Kosovës, është edhe ajo për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare. Ndërtimi i hekurudhës do të krijojë mundësinë që të gjithë aksesin që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia japi dhe Kosovës.

“Është një projekt që jo vetëm do të lidhë dy vendet me hekurudhë, por edhe përmes konceptit të dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës. Është një koncept shumë modern që është zbatuar në vende shumë të zhvilluara sa i përket tregtisë”, tha ministrja e Infrastrukturës.

Po ashtu Balluku theksoi edhe se mbetet për t’u hapur gara për të pasur një kompani fituese për realizimin e projektit. Ministrja tha se parashikohet se hekurudha mund të përfundojë brenda një harku kohor prej 4 vitesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit