Home Aktualitet Helmimi i pol...

Helmimi i polakëve në Vlorë, Policia jep informacion zyrtar: Janë jashtë rrezikut për jetën

36
0

Policia e Shtetit ka informuar zyrtarisht mbi polakët të cilët janë paraqitur në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi. Drejtoresha e spitalit rajonal Vlorë, Bruna Mersini tha se ende nuk dihet nëse helmimi ka arhdur për shkak të ushqimit të kon sumuar apo për shkak të vapës, pasi fëmijët polak kanë qenë në udhëtim gjithë ditën e dielli mund të ketë ndikuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit