Home Kronike Helmimi i tre...

Helmimi i tre personave në Shkodër, reagon UKSH: Konsumuan ujë të ambalazhuar

87
0

Ujësjellës Kanalizime në Shkodër ka reaguar pas helmimit të tre personave nga uji i pijshëm.

Në njoftim thuhet se personat që kanë shfaqur shenja helmimi kanë konsumuar ulë të ambalazhuar. Ndërsa shton se uji i pijshëm është monitoruar nga specialistët e shëndetit publik.

Deklarata

Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit:

Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit