Home Kosova Helmimi masiv...

Helmimi masiv në Deçan, mjekët konfirmojnë raste të reja

2
0

Shkaku i helmimit të mbi 1 mijë personave në Deçan të Kosovës mbetet mister. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi se analizat e fundit mikrobiologjike të mostrave rezultuan negative, duke konfirmuar që uji nuk ishte I kontaminuar.

Do të merren sërish kampionë për analiza dhe studime të mëtejshme. Teksa autoritetet tentojnë të zbulojnë shkaqet, situata vijon të jetë shqetësuese në Deçan.

“Në 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptomatologji të njëjtë siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 deri me 14 janë gjithsej 1 mijë e 62 pacientë”, Selmon Berisha, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Deçanit

Qytetarët thonë se ka mungesë të ilaçeve në qendrën e përkujdesjes shëndetësore. Pas shpalljes së emergjencës, pacientët u vizituan nga përfaqësues të lartë shtetërorë, duke filluar nga presidentja, Vjosa Osmani, dhe shumë ministra të qeverisë së Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit