Home Sporti Hidhet shorti...

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, zbulohen duelet çerekfinale

223
0

Është hedhur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Gjatë hedhjes së shortit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Egnatia – Laçi , Partizani – Kukësi, Vllaznia – Erzeni dhe Tirana – Teuta.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20 – 21 shkurt dhe 5 – 6 mars, ndërkohë që ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë. Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.

Çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

Laçi – Egnatia  20/21.02.2024                             Egnatia – Laçi 05/06.03.2024

Teuta – Tirana  20/21.02.2024                           Tirana – Teuta 05/06.03.2024

Kukësi – Partizani 20/21.02.2024                     Partizani – Kukësi 05/06.03.2024

Erzeni – Vllaznia 20/21.02.2024                         Vllaznia – Erzeni 05/06.03.2024

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 dhe 6 mars.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit