Home Aktualitet Hoxha flet pë...

Hoxha flet për denoncimin nga Bardhi për Olsi Ramën: Ka marrë vetëm një pjesë nga dosja…

1089
0

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli lidhur me akuzat e Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës (vëllai i kryeministrit), për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë dhe trafikantët e drogës. Hoxha tha se nuk ka një fotografi të Olsi Ramës me trafikantët edhe pse ata ndiqeshin nga Operacionalja me mbikqyrjen e autoriteteve gjermane. Hoxha tha se kjo tregon se ose nuk ka lidhjes mes vëllait të kryeministrit dhe trafikut të drogës, ose prokuroria ka fshehur pamjet.

“Duket sikur tek fashikulli voluminoz i dosjes, për shkak të përfshirjes së autoriteteve, Gaz Bardhi ka hequr një fletë aty dhe e ka kapur. Kjo është çështje e hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. E kanë hetuar prokurori i sotëm Olsian Çela dhe prokurori tjetër, Ervin Kondili. Dy nga më të mirët që kishin Krimet e Rënda. Pra, po ta shohësh, kemi përdorur kapacitetet më të mira të hetimit. Është bashkëpunuar me palën gjermane.

Në rast se ajo degë e grupit në gjermani nuk do të dilte direkt në treg, për të kërkuar blerës për 100kg, nuk do të tërhiqtë vëmendjen, Kjo histori ka patur emra të tjerë të përfolur, por kur është marrë fashikulli, është marrë ky. Po ta shfletosh atë dosje, ke plot elementë që mund t’i kapësh. Ka persona me lidhje me politikën.

Vij të makina, është një nga elementët. Kush e bëri atraktiv? Shumë ngjarje tjetërkush ka emrin dhe tjetërkush është përdoruesi. Pronarja e mjetit rezultonte motra e një ish ministre dhe bashkëshortja e djalit të një ish zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit. Kjo tërhoqi vëmendjen. Këto ishin element rastësor. Bardhi i referohet të dhënave të TIMS. Të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara. Ajo ka kaluar shkallët e gjyqësorit. Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda. Pse nuk është zbardhur dhe ësthë veçuar nga dosja ky personazhi? Janë përdorur disa makina, jo vetëm kjo. Nuk ka qenë kaq e thjeshtë historia, por ka kaluar dhjetë vjet dhe harrojnë njerëzit.

Ky laborator, disa mjete transporti dhe këta shtetas janë mbajtur në vëzhgim nga Operacionalja. Nëse thonë janë ulur këta të tre dhe një person 45 vjeç, Operacionalja ka fotografuar dhe ka filmuar, kanë lënë provë. Ose nuk i kanë filmuar, ose prokurorët i kanë fshehur. Çudia që më bën, skuadra Operacionale që ishte nën mbikqyrjen e gjermanëve, nuk e kanë fotografuar? Nëse e kanë, ta shohim a është ky Olsi. Ai edhe paruke po të vendosë, ka elementë që duket, se është i gjatë”, tha Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit