Home KRYESORE Humbja e thel...

Humbja e thellë në zgjedhje/Salianji: Ditë e zezë për PD, Basha duhet të mbajë përgjegjësi

1022
0

“Ditë e zezë”, e quajti deputeti demokrat Ervin Salianji rezultatin e PD-së në zgjedhjet e 6 marsit, ku si kurrë më parë PD nuk fitoi në asnjë bashki dhe ku doli forcë e tretë për herë të parë qëkur u krijua si parti politike. I pyetur nëse kryetari Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin, Salianji tha që padiskutim që po.

Komenti i shkurtër i Salinajit ishte i vetmi nga deputetët e PD-së, të cilët refuzuan të komentonin, teksa po futeshin në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Bashës me grupin e deputetëve.

Më herët ishte edhe Grida Duma që foli për rezultatin e cila tha me dinjitet se Basha duhet të mbajë përgjegjësi.

Po kështu ka folur edhe nënkryetari i PD-së, deputeti karizmatik Agron Gjekmarkaj. Ai ishte i prerë dhe sfidues, kërkoi përgjegjsi nga ata që sollën këtë humbje turpëruese.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit