Home Bota Hungaria kund...

Hungaria kundër futjes së Ukrainës në BE: Na fut në luftë

17
0

Festa e Ukrainës pasi KE rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit për në BE, mesa duket zgjati shumë pak. Hungaria është shteti i parë që rreshtohet kundër këtij vendimi, duke ngritur shqetësime për sigurinë e bllokut.

“Ministri i jashtëm ka shprehur shqetësimin se Ukraina nuk është gati për anëtarësim në BE për shkak të konflikteve të vazhdueshme, të cilat mund të sjellin luftë në BE. Ai theksoi dështimin e Ukrainës për të përmbushur kriteret e vendit kandidat për në BE dhe theksoi shkeljet e të drejtave të pakicave. Shefi i diplomacisë bëri thirrje gjithashtu për prioritizimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, veçanërisht përparimin e Serbisë”, tha Zoltan Kovacs, zëdhënës i qeverisë së Hungarisë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Ukraina i ka përmbushur thuajse plotësisht kërkesat dhe rekomandimet, ndërsa njoftoi se një vendim zyrtar për hapjen ose jo të negociatave pritet në dhjetor nga Këshilli Europian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit