Home Sporti Hysaj përgjig...

Hysaj përgjigjet me diplomaci për rivalitetin mes Strakoshës dhe Reinës

137
0

Në prag të ndeshjes së Europa League ndaj Galatasaray në konferencë për shtyp është paraqitur një nga “besnikët” e trajnerit Sarri. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, i cili këtë sezon është kthyer në protagonist te skuadra bardhekaltër.

“Jemi përmirësuar shumë. Tani duhet të jemi të përqendruar sepse shënojmë shumë gola, por nuk duhet të pësojmë. Duhet edhe ca kohë për t’u përshtatur me skemat e trajnerit Sarri. Në disa ndeshje jemi të sigurt në mbrojtje dhe në disa të tjera pësojmë shumë.

Strakosha apo Reina? Nuk kanë diferencë. Janë dy portierë të nivelit të lartë. Njëri ka eksperiencë dhe tjetri po rritet. Kemi dy portierë shumë të fortë, por jemi të sigurt se nuk ka dallim nëse luan njëri apo tjetri.

Immobile? Kur luan kundër tij është një problem i madh, pasi të shqetësond he të shënon gjithmonë. Ta kesh në ekip të bën të mendosh se është shumë i fortë”, deklaroi Hysaj. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit