Home Aktualitet I dha dokumen...

I dha dokumente false dhe do e shfrytëzonte për pros*titucion, kapen në Rinas

558
0

Një 29 vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Rinasit, pasi dyshohet se i kishte dhënë dokumente false një vajze për të kaluar ilegalisht në vendet e BE, ku mendohet se ajo do të shfrytëzohej për prostitucion.

Në kuadër të operacionit “Tranzit 16”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë në Rinas u bë i mundur arrestimi i 29 vjeçarit F. S. si dhe u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe.

F.S. do ta trafikonte 29-vjeçaren, në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. I arrestuari është person me rekorde të mëparshme, teksa gjatë kontrolleve iu gjetën dhe mjete identifikimi false të shtetësive të ndryshme.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit