Home Aktualitet I ftohti bllo...

I ftohti bllokon fluturimet në Britaninë e Madhe, probleme në disa aeroporte

55
0

Disa aeroporte britanike kanë informuar për vonesa të mëdha në realizimin e fluturimeve dhe pritet që stuhia që ka përfshirë pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, të prekë edhe rajonet jugore.

Fluturimet nga disa aeroporte kanë pasur vonesa, duke përfshirë aeroportin e Bristolit, i cili u mbyll përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Disa fluturime u devijuan në aeroportin e Birminghamit pas mbylljes së Aeroportit të Bristolit. Aeroporti Gatwick tha se kishte vonesa të vogla mëngjesin e sotëm, por se aeroporti po funksiononte.

Zyra Meteorologjike e Britanisë tha se bora dhe shiu mund të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe ndoshta edhe më tej, e cila mund të shkaktojë vonesa dhe anulime të autobusëve, trenave dhe linjave ajrore të enjten dhe të premten.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit