Home Aktualitet I goditën vël...

I goditën vëllain me th*kë, oficeri i ushtrisë nxjerr a*mën dhe gjuan. Vetëdorëzohet 27-vjeçari

799
0

Një i plagosur me armë zjarri dhe tjetri me thikë, është bilanci i një sherri banal këtë të enjte në Vorë. Protagonistë janë dy vëllezër, njëri prej të cilëve oficer ushtrie dhe një 34-vjeçar.

Mësohet se gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti të momentit që ka devijuar deri në këtë pikë. Sherri nis kur vëllezërit Kidi dhe Ermal Muzhaqi (24 dhe 27 vjeç) ndodheshin në makinë dhe 34-vjeçari Ergest Hoxha për arsye momentalisht të paqarta, plagosi me thikë në krah 24-vjeçarin Kidi Muzhaqin.

Kjo solli reagimin e vëllait të tij të madh, oficerit Ermal Muzhaqi, i cili nxori armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur 34-vjeçarin Hoxha. Dy të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa oficeri i ushtrisë, pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici bashkë me armën e shërbimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit