Home Aktualitet “I impresonua...

“I impresonuar!” Meta viziton Muzeun Historik të Ikonave dhe Traditave Bizantine në Frascineto, Kalabri

97
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot në Muzeun Historik të Ikonave dhe Traditave Bizantine në Bashkinë e Frascineto në Kalabri, teksa shprehet i impresionuar nga kjo vizitë.

Meta shkruan se është thelbësore që historinë t’ua mësojmë brezave të rinj, jo vetëm për të garantuar të ardhmen, por për të forcuar më tej lidhjet tona.

“🇦🇱❤️🇮🇹 I impresonuar nga vizita në Muzeun Historik të Ikonave dhe Traditave Bizantine në Bashkinë e Frascineto në Kalabri, ku ekspozohet edhe një fond shumë i rrallë i trashëgimisë kulturore dhe fetare të komunitetit tonë të dashur Arbëresh në Itali.

Është thelbësore që historinë t’ua mësojmë brezave të rinj, jo vetëm për të garantuar të ardhmen, por për të forcuar më tej lidhjet tona dhe mbi të gjitha identitetin tonë kombëtar, thellësisht europian”, shkruan Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit