Home Aktualitet I riu bën man...

I riu bën manovra në rrugë dhe përplas policin, efektivët qëllojnë me armë

68
0

Një situatë e rëndë është shënuar në Sarandë. Një makinë në hyrje të qytetit nuk i është bindur forcave policore për të ndaluar, madje ka kryer edhe manovra të rrezikshme.

Automjeti ka goditur efektivin e policisë R.Ç. Po ashtu raportohet se policia i është kundërpërgjigjur me të shtëna armësh mjetit, në tentativë për ta ndaluar. Drejtuesi i mjetit ende nuk është kapur, ndërkohë është gjetur dhe një armë zjarri që besohet se i përket atij.

Në informacionin e parë për këtë ngjarje, Policia thekson se ka shtuar kontrollet në zonë, ndërsa në operacion po merr pjesë edhe mjeti lundrues i policisë që po kryen inspektime në breg të detit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit