Home KRYESORE “I thash nipi...

“I thash nipit më dëgjo, mund ta bredhësh botën mbarë, veç një gjë mos e harro, se në shpirt ke le shqiptar”

725
0

Ndarja nga jeta e Jorgo Papingjit ka sjellë reagimin e personaliteteve shtetrore dhe politike.

Edi Rama shkruan:“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare

U prehsh në paqe”- përfundon Kryeministri Rama.

Ndërsa ish-Presidenti Ilir Meta në postimin e tij në facebook, boton edhe tekstin e famshëm të Papingjit: “Shuhet poeti  i mbi 4 mijë këngëve, Mjeshtri i Madh, Jorgo Papingji!

Vargjet e tij të mrekullueshme të përkthyera në tinguj të paharruar dhe frymëzues muzikorë do të jetojnë gjithmonë!

Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe të gjithë artdashësve!

“I thash nipit më dëgjo,

Mund ta bredhësh botën mbarë,

Veç një gjë mos e harro,

Se në shpirt ke le shqiptar”. (Jorgo Papingji).

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan: “I trishtuar për largimin nga jeta të poetit dhe autorit të dhjetëra këngëve të njohura, Jorgo Papingji!  Kontributi yt i jashtëzakonshëm është një trashëgimi e vyer e artit shqiptar.

U prehsh në paqe!”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit