Home Bota I theu telefo...

I theu telefonin tifozit, CR7 kërkon falje: Nuk është e lehtë të përballesh me emocionet

119
0

Cristiano Ronaldo kërkon falje për incidentin ku u shfaq në një video duke thyer telefonin e një tifozi. Ai thotë se nuk është asnjëherë e lehtë të përballesh me emocionet. Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ku shihet Ronaldo që ikën nga fusha pas humbjes 1-0 ndaj Everton.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi.

Ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembullin për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.

Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja tifozin të shohë një lojë në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportivitetit”, shprehet ylli portugez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit