Home Sporti Ibrahimovic g...

Ibrahimovic gëzon Piolin, gati të debutojë ndaj Lazios

17
0

6 ditë nga Milan-Lazio, që mund të shënojë dhe debutimin sezonal për Zlatan Ibrahimovic. Dueli ndaj Sarrit do të jetë dueli i parë i vërtet kundër një rivali direkt në kampionat, ndaj dhe do të jetë një test i rëndësishëm. Suedezi ndërkohë i duhet që të testojë gjurin, i cili e la jashtë Evropianit.

Me Giroud që është testuar pozitiv ndaj Covid-19, kundër bardhekaltërve mund të ketë hapësira për Ibrën. Mbetet të shihet vetëm nëse Pioli do ta rrrezikojë nga minuta e parë, apo do të luajë në fraksionin e dytë.

Rebic dhe Leao janë dy opsionet më të mundshme për ta nisur në majën e sulmit në këtë ndeshje. Brahim Diaz mbetet një garanci në sulm, pasi këto ditë është stërvitur në qendrën stërvitore në Milanello për të qenë në formën e tij më të mirë. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit