Home Sporti Ideja gjenial...

Ideja gjeniale e Wenger: Ndeshjet e kombëtareve vetëm në muajin tetor!

167
0

Përveç Kupës së Botës në çdo dy vjet, FIFA po mendon për mundësinë që ndeshjet e kombëtareve të zhvillohen vetëm në muajin tetor. Arsene Wenger, ish-trajner i Arsenalit, sot drejtor i zhvillimit të futbollit botëror në FIFA, ka një ide të re se si mund të ketë ndryshime pozitive.

“Kalendari aktual nuk është i qëndrueshëm. Në shtator ka një pushim të parë, në tetor të dytin, në nëntor të tretin dhe në mars ka një pauzë për herë të katërt. Në qershor fillon një tjetër fazë ndeshjesh, ndërsa në korrik thuajse nis sezoni i ri. Kjo është vërtetë shumë.

Duhet një grupim i fazës kualifikuese për kompeticionet ndërkombëtare për të shmangur udhëtimet dhe zhvendosjet e vazhdueshme. Gushti dhe shtatori mund të jetë vetëm për klubet e futbollit, ndërkohë që tetori për raundet kualifikuese. Nga nëntori deri në fund të sezonit, mund të jetë vetëm për klubet e futbollit”, deklaroi Wenger. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit