Home Aktualitet Idro Seferi: ...

Idro Seferi: Në Serbi po flitet për tensione pas datës 1 nëntor

301
0

Gazetari Idro Seferi, thotë se vizita e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak në Beograd, është për të arritur një takim mes Aleksandër Vuçiçit dhe Albin Kurtit. Sipas tij, në ditët e fundit në Serbi po flitet për mundësi të tensioneve të reja, në lidhje me çështjen e targave.

“Sidomos për faktin në Serbi, në disa ditët e fundit, flitet për mundësi të tensioneve të reja, në veri, pas datës 1 nëntor, dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me targat serbe. Me veturat me targat serbe se a do të konfiskohen.

Serbia nuk ka pranuar kompromis apo marrëveshje në lidhje me këtë. Vuçiç e ka bërë publik takimin me Lajçakun në Instagram, është pritur shumë, nuk është thënë shumë nga Vuçiç, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, përveç se ishte një takim i gjatë dhe i përgjegjshëm me përfaqësuesin e bashkimit evropian”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit