Home Aktualitet ”Ikin&#...

”Ikin” bananet, tani kokainë brenda qymyrit

58
0

Nga: Redjon Shtylla

Nëse arkat me kanabis për vite me radhë gjenin ”strehim” në kutive e bananeve që vinin nga Ekuadori, sot trafikanët i kanë lënë mënjanë, pasi kanë gjetur një rrugë tjetër. 53 pako me kokainë u gjetën këtë të martë në një anije qymyri në Portin e Durrësit.

Ekuipazhi i anijes në Portin e Durrësit është shoqëruar në polici. Qymyri është porositur nga Kolumbia nga një kompani kromi në Shqipëri emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit.

Kokaina ishte e ndarë në 53 pako, në dy çanta, ndërsa kërkimi për sasi të tjera droge vijon ende mes 6500 ton qymyr. Operacioni është kryernga Task Forca e Durrësit, e cila ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Anija u nis nga porti i Kolumbisë më 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, një ditë më parë në orën 08:32. Skema e transportit të drogës me banane nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë është përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit, ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.

Kurse për rritjen e luftës së Policisë Shqiptare kundër drogës, së fundmi kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se Shqipëria është vendi i dytë me trafikantët më të mëdhenj të kokainës.

Një tjetër diskutim në Shqipëri, është edhe legalisimi që qeveria do ti bëjë kanabisit mjekësor. Qeveria shqiptare nuk e ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Europian për qëllimin e saj për legalizimin e kanabist mjekësor. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha më herët se kjo çështje ka qenë publike nëpërmjet Këshillimit Kombëtar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit