Home Kuriozitete Instagrami sj...

Instagrami sjell “Threads”, Twitter kërcënon ta hedhë në gjyq

8
0

Threads, një aplikacion me bazë tekstin, u lançua nga Meta të enjten.

Aplikacioni, i ndërtuar si një version teksti i platformës së ndarjes së fotove Instagram, u bë i disponueshëm për përdoruesit një ditë më parë për më shumë se 100 shtete, duke përfshirë këtu SHBA, Britaninë e Madhe, Australinë, Kanadanë dhe Japoninë.

Përpos disa defekteve, 30 milionë njerëz u loguan në aplikacionin e ri të Meta-s deri në pasditen e së enjtes, sipas asaj që deklaroi vetë Mark Zuckerberg.

Në platformë u bashkuan figuara të njohura si Oprah, Shakira dhe të tjerë si dhe kompani të tilla si Taco Bell, Netflix, Spotify, Washington Post e media të tjera.

Threads, sipas asaj që shpjegon Meta, sjell një hapësirë të re për përditësime në kohë reale dhe biseda publike. Megjithatë, duket se aplikacioni i ri i Meta-s ka ngritur disa shqetësime rreth privatësisë së të dhënave dhe nuk është ende e disponueshme në vendet e Bashkimit Europian.

Threads, i cili ka mbërritur edhe në Shqipëri, mund ta shkarkoni në “app store” në pajisjet Apple dhe Android.

Nga ana tjetër, Tëitter ka paralajmëruar se do ta padisë pronarin e Meta-s pas lançimit të platformës së re, për shkak të ngjashmërisë që dy platformat kanë. Siç bëhet e ditur, kompania e cila drejtohet nga Elon Musk i ka shkruar Mark Zuckerberg-ut, me anë të së cilës e informon se “synon të zbatojë rreptësisht të drejtat e saj të pronësisë intelektuale.”

“Të konkurrosh është ok, por jo të kopjosh,” ka qenë deri më tani reagimi i CEO-s së Twitter-it, Elon Musk.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit