Home Sporti Interi arrin ...

Interi arrin akordin total për rinovimin me Inzaghin, mungon vetëm firma

18
0

Eliminimi nga Champions League në fazën e 1/8 nuk do të ndikojë aspak në vendimin për të ardhmen e Simone Inzaghi-t. Në Itali janë të bindur, Inter dhe Inzaghi kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre, ndërsa tani pritet vetëm firma mbi kontratë.

“Do të hedh firmën”, shkruan La Gazzetta dello Sport këtë të enjte në faqen e parë. Sipas të përditshmes italiane, drejtuesit e klubit zikaltër do takohen me Inzaghi-n përpara përfundimit të sezonit për të hedhur firmën në kontratën e re.

Inzaghi ka një kontratë me Inter deri në 2025, por klubi italian nuk kërkon të surprizohet nga ndonjë ofertë që mund t’i bëjnë strategut italian. Gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport, Inzaghi pritet të firmos deri në 2027.

Nga kontrata e re, trajneri pritet të përfitojë afro 6,5 milionë euro. Në vitin e tij të tretë në krye të Inter, Inzaghi është pranë titullit në kampionat.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit