Home Sporti Interi dhe At...

Interi dhe Atalanta dhurojnë spektakël  dhe gola në “San Siro” (VIDEO)

221
0

Interi dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje spetkakolare mbrëmjen e sotme mes tyre. Në “San Siro” të dyja skuadrat në fund u detyruan të merrnin nga një pikë në barazimin 2-2.

Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin që në minutën e 5-të me një gol shumë të bukur pas një pasimi të Barellas. Kundërpërgjigja e Atalantës nuk do të vononte. Ruslan Malinovskiy në harkun e 8 minutave u bë protagonist me një super gol dhe një aksion tjetër nga ku do të vinte goli i avantazhit të përkohshëm nga Toloi.

Inzaghi bën disa ndryshime në fraksionin e dytë, teksa do të merrte menjëherë frytet e zgjedhjeve të tij. Dzeko vendosi baraspeshën në minutën e 71-të, pas një aksioni të Dimarcos.

Në fundin e ndeshjes kishte shumë emocione, me Interin që do të humbiste një penallti me Dimarcon, ndërkohë që në krahun tjetër bergamaskëve ju anulua një gol i Piccolit me VAR.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit