Home Sporti Interi mund L...

Interi mund Liverpoolin në Anfield por eliminohet, Bayerni kualifikohet me 7 gola ndaj Salzburgut (VIDEO)

381
0

Nuk ka surpriza në mbrëmjen e parë të sfidave të kthimit në Champions League. Liverpooli dhe Bayerni janë dy skuadrat e para që siguruan një biletë për në fazën çerekfinale. “The Reds” pësuan një humbje minimale në duelin e kthimit në Anfield duke komplikuar gjithçka.

Matip u ndal nga traversa në fraksionin e parë, ndërkohë që në të dytin Salah në dy raste stampoi topin në shtyllë. Lautaro Martinez shënoi një super gol në minutën e 61-të me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës, por 2 minuta më pas Sanchez sfumoi shpresat duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak. Skuadra e Klopp shpërdoroi shumë mbrëmjen e sotme para portës.

Bayerni një fitore spektakolare 7-1 ndaj Salzburgut në duelin e kthimit, deke harruar barazimin 1-1 të ndeshjes së parë. Lewandowski shënoi tri golat e parë të ndeshjes, dy prej të cilëve nga pika e bardhë, duke e zgjidhur ndeshjen për vetëm 23 minuta lojë. Më pas Gnabry dhe Muller shënuan dy gola të tjerë, ndërkohë që në krahun tjetër Kjaergaard realizoi golin e nderit. Te Bayerni kishte kohë që Muller të realizonte golin për dopietë personale dhe më pas Sane të vuloste gjithçka. /R.Lika-Koha Jonë/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit