Home Aktualitet Interi rrëmbe...

Interi rrëmben Kupën e Italisë, mund pas 120 minutash Juventusin në finale (VIDEO)

229
0

Interi është fitues i Kupës së Italisë për vitin 2022. Skuadra zikaltër pas Superkupës arrin që të mpshtë sërish Juventusin në finale në kohën shtesë këtë herë në shifrat 4-2.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për zikaltrit që kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me një super gol të Barellas. Juventus kundërpërgjigjet në fillimin e pjesës së dytë duke përmbysur gjithçka me Alex Sandron dhe Vlahovic vetëm për dy minuta lojë.

Interi gjithsesi rigjeti barazimin 10 minuta nga fundi me një penallti të Calhanoglu, duke e dërguar duelin në shtesë. Në shtesë fati ishte me ekipin e Inzaghit që realizoi dy gola.

Skuadra zikaltër realizoi golin e tretë në minutën e 99-të pas një 11-metërshi të shkaktuar nga De Ligt dhe të finalizuar në mënyrë perfekte nga Perisic.3 minuta më pas futbollisti kroat shënoi një super gol me një goditje shumë të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Ky është trofeu i 8-të i Kupës për Interin. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit